Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 24 Majin Ditën e Pastrimit

24 Maj, 2017

Me rastin e 24 Majit Ditës së Pastrimit në Kosovë, udhëheqës dhe zyrtarë të Universitetit “Kadri Zeka”  janë angazhuar për pastrimin e mbeturinave në pjesë të ndryshme të hapësirës universitar.

Aksioni i pastrimit ka qenë  simbolik, pasi që ambienti i Universitetit “Kadri Zeka” gjithmonë është i pastër, ky është  tregues i qartë, se të gjithë kanë filluar të vetëdijesohen për rëndësinë e një mjedisi sa më të pastër.

DSC_0229 DSC_0237