Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka fituar edhe një projekt nga HERAS “STATELESS PERSONS AND THEIR IMPACT ON UNIVERSITY“

27 Prill, 2018

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka fituar edhe një projekt nga HERAS,  “STATELESS PERSONS AND THEIR IMPACT ON UNIVERSITY“, me të cilin projekt UKZ ka aplikuar dhe i cili do të zhvillohet ditët në vazhdim.

Ky projekt  është për studentët e Modulit Ndërkombëtar në Fakultetin Juridik të UKZ-së, dy nga ta, Muhamet Kqiku dhe Tribun Dardania,  bashkë me asistentin e Modulit Ndërkombëtar në Fakultetin Juridik të UKZ-së, Selim Daku,  kanë kontribuar në shkrimin e projektit në fjalë .

Sukseset në implementimin e projekteve ndërkombëtare në Universitetin Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan, çdo ditë e më tepër po ngritën gjithnjë në  të mirë të studentëve .

UKZ falënderon HERAS  qe po ofron mundësi të aplikimit  të projekteve të ndryshme, tani edhe në dimensionin social.