Në organizim të Universiteti “Kadri Zeka” së bashku me shoqatën kulturore shkencore ”Dom Mikel Tarabulluzi”, në Stubëll të Vitisë është mbajtur manifestimi tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”
Në emër te Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, manifestimin e ka përshëndetur Prof. Ass. Dr. Nevrije Bislimi Ismaili, e cila njëherësh ka thënë se si Universitet kemi kënaqësinë që jemi bashkëorganizator të këtij manifestimi kaq madhështor.
Prof. Ass. Dr. Nevrije Bislimi pos tjerash, para të pranishmëve ka përmendur në pika të shkurta rreth të arriturave në Universitet, derisa ka ftuar të gjithëve, që të japim prej vetes maksimumin në hapat e mëtejmë drejt zhvillimit të arsimit, të ekonomisë, të kulturës dhe të gjithave fushave të tjera të jetës në Kosovën.
Në ndërkohë “Takimet e Dom Mikelit” fillimisht kanë nisur me një moment reflektimi – meditimi të Dom Domenik Qerimi e më pas të pranishmit i ka falënderimi për pjesëmarrje, Dom Jeton Thaçit.
Manifestimi ka vazhduar me tribunën shkencore me temën “ GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU – NE 550 VJETORIN E KALIMIT NE PERJETESI”, ku referues kanë qenë: Jahja Drançolli, Antoni Belushi, etj.
Po ashtu është mbajtur edhe Ora e madhe letrare, si dhe janë nda çmimet “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira.
Kurse në Sheshin e Martirëve, është bërë përurimi i bustit të SKENDERBEUT.
Ky manifestim është një rast i mirë për të kujtuar mësuesin e parë të shkollës së parë legale në Kosovë dhe priftit të kishës së këtij fshati, Dom Mikel Tarabulluzi
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan