Në kuadër të programit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, “Guest Speaker”, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve, për politikat e jashtme të Kosovës.
Ai fillimisht ka lavdëruar punën e menaxhmentit të Universitetit, duke thënë se është krenar që Universitetin “Kadri Zeka” e sheh në këtë gjendje kaq të mirë.
Ministri Hoxhaj, më tej ka folur për politikën e jashtme të Kosovës në katër viteve të fundit, ku ka theksuar se prioritete janë realizuar duke përdorur suksesshëm një mendimi strategjik, të planifikuar mirë e të bazuar në fuqinë e zgjuarsisë, përmes një koncepti të kombinimit të fuqisë së butë dhe të fortë.
Ministri Hoxhaj ka thënë se për të pasur ndikim më të madh në politikën e jashtme duhet të kemi vizion strategjik, kurse për të krijuar politika të jashtme karshi shtetit tonë, duhet të jemi të besueshëm, kompetent dhe të pranueshëm. Njëherësh, Ministri Hoxhaj tha se kjo javë është historike për Kosovën Evropiane, sepse po përmbyllet një proces i rëndësishëm i negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontest, ka thënë ministri Hoxhaj, Universitetit “Kadri Zeka” ka një ndikim të madh në ndërtimin e një Kosove Evropiane, duke nxjerr kuadro cilësore, për të quar përpara proceset e nisura diplomatike.
Ndërkohë, pas përfundimit të ligjëratës, studentët shprehën interesimet e tyre, rreth çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me politiken e jashtme.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan