Universiteti “Kadri Zeka” lidhë bashkëpunimin me Caritasin Zviceran

15 Korrik, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) dhe Caritasi Zviceran (CaCH)  kanë arritur memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin dhe zbatimin e aktiviteteve në Fakultetin e Edukimit në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” (SHPRESE). Marrëveshjen e kanë nënshkruar Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ndërsa në emër të Caritasit Zviceran Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor për Kosovë dhe Prof. Asoc. Dr. Januz Dervodeli, Dekan i Fakultetit të Edukimit.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë.

Rektori Kosumi e vlerësoi shumë të rëndësishëm arritjen e këtij memorandumi, duke theksuar se ky bashkëpunim do të shkojë në funksion të rritjes së cilësisë në Fakultetin e Edukimit të UKZ-së, derisa shtoi se Universiteti “Kadri Zeka” është i hapur dhe e mirëpret bashkëpunimin me Caritasin Zviceran.

Kreshnik Basha, Zëvendës Drejtor i Caritasit Zviceran për Kosovë, tha se projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë. Ai njëherësh e vlerësoi lartë participimin e UKZ-së në këtë  projekt dhe shtoi se do të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me Universiteti në të ardhmen.

Meqenëse një ndër objektivat e projektit ndërlidhet me Fakultetet e Edukimit në Kosovë, gjegjësisht për programet parafillor, UKZ respektivisht Fakulteti i Edukimit nga projekti në fjalë do të organizojë trajnime për personel akademik të UKZ, praktikë me pagesë për studentët tanë, klasë praktike në UKZ si model për programin parashkollor, do të bëhet rishikim i syllabuseve, si dhe do të ofrohen mbështetje të tjera sipas kërkesës së  Fakultetit të Edukimit në Gjilan me qëllim të përfitimit të Fakultetit të Edukimit nga ky projekt.