Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Rektorja e Universitetit të Edukimit në Zug Brigit Eriksson – Hotz, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, të dyja palët u dakorduan që të organizojnë aktivitete të përbashkëta hulumtuese, aktivitete të përbashkëta për mobilitet të stafit akademik dhe studentëve, shkëmbimin e iniciativave dhe eksperiencave në hulumtime shkencore , publikime, konferenca seminare, etj..
Në ndërkohë të dy universitetet do të caktojnë nga një përfaqësues i cili do të merret me aktivitete që dalin nga marrëveshja.
Kësaj marrëveshje i paraprijnë dy vizita të përbashkëta të drejtuesve të Universiteteve, ku në muajin Maj 2016, Universiteti “Kadri Zeka” ka mirëpritur në një vizitë pune një ekipi të Universitetit të Zug-ut nga Zvicra dhe drejtues të Qendrës Kulturore Shqiptare në Zvicër, ndërsa në muajin dhjetor 2016, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe me Zyrtaren për Marrëdhënie Ndërkombëtare Luljete Berisha, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Zug të Zvicrës, ku kanë pasur takime të shumta me drejtues të Universitetit atje, me ç’rast kanë arritur të përmbyllin pikat e marrëveshjes në fjalë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan