Universiteti “Kadri Zeka” ka mirëpritur në një vizitë pune një ekipi të Shkollës së Lartë Pedagogjike nga qyteti Zug i Zvicrës

12 Maj, 2016

Në  Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan po qëndrojnë në një vizitë dy ditore drejtues të Qendrës Kulturore Shqiptare në Zvicër  dhe përfaqësues  të  Shkollës së Lartë Pedagogjike në Zug.

Kjo vizitë realizohet  pas kërkesës që Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan i ka bërë  Qendra Kulturore Shqiptare në Zvicër,  respektivisht  drejtoresha Shukrije Ramadani, e cila ka shfaqur  mirëkuptim për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të larta të Zvicrës, përkatësisht Shkollës së Lartë Pedagogjike në Zug dhe atyre të Republikës së Kosovës, përkatësisht Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, përkitazi me Projektin: “vizita reciproke në institucione; bisedime, njohja e interesave dhe mundësive për partneritet, hartimi i një marrëveshjeje mirëkuptimi dhe hartimi i një kontrate me shkrim për zbatimin e planit të bashkëpunimit”.

Universiteti “”Kadri Zeka” ka vlerësuar gatishmërinë e Qendrës Kulturore Shqiptare, për një bashkëpunim ndërmjet UKZ-së dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike në Zug. Mysafirët kanë zhvilluar takime me stafin akademik te Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka”,  me Drejtorinë e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Gjilanit, ndërkohë që  do të zhvillojnë takime edhe me drejtues të UKZ-së dhe do të vizitojnë disa shkolla fillore në komunën tonë në të cilat studentët e Fakultetit të Edukimit të UKZ-së mbajnë mësimin praktik.

2 3 4 DSC_0703 DSC_0684