Universiteti “Kadri Zeka” dhe Telekomi i Kosoves nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

19 Korrik, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Kryeshefi  Ekzekutiv i Telekomit te Kosovës Gent Begolli kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi.

Nënshkruesit e marrëveshjes theksuan se ky hap është mjaft i rëndësishëm dhe se kjo marrëveshje është në të mirë të të dyja palëve.

Kjo marrëveshje do t’u mundësojë studentëve të Universitetit që të angazhohen për punë praktike në operatorin e telefonisë mobile “Vala”. Po ashtu  Telekom i Kosovës do të ofrojë ndihmë për instalimin e serverëve të UKZ-së si dhe do tu ndihmojë zyrtarëve të IT-së për  instalimin e serverëve në rrjetet e UKZ-së.