Universiteti “Kadri Zeka” dhe Kolegji Universum organizojnë konferencë për projektin e-VIVA

16 Dhjetor, 2019

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Universiteti “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Kolegjin Universum do të organizojë konferencën për projektin e-VIVA, projekt ky i financuar nga programi Erasmus + të Bashkimit Evropian.

Konferenca mbahet të hënën, datë 23.12.2019, ora 11:00 në Kampusin e Kolegjit Universum i cili ndodhet në udhëkryqin e Lipjanit, magjistralja Prishtinë-Ferizaj.

Pjesëmarrës në konferencë do te jenë Akademikë nga universitetet partnere, Përfaqësues të sektorit të shërbimeve, Përfaqësues të institucioneve shtetërore, studentë të universiteteve e të tjerë.

Konferenca do të trajtoj temën “Enhancing and Validating service related competences in Versatile learning environments in Western Balkan Universities”.

Panelistët do të ndajnë përvojën dhe ekspertizën e tyre, si dhe do të potencojnë rëndësinë e projekteve të BE-së sikurse ajo e Erasmus + me audiencën.