Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”

21 Shtator, 2017

Më 23 shtator 2017, në Stubëll të Epërme të Vitisë do të mbahet manifestimi tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”.

Këtë vit bashkorganizator i manifestimit është Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan

“Takimet e Dom Mikelit” do të nisin në Stubëll të Epërme, të Vitisë, në orën 9:00, me meshën pontifikale nga Imzot Dodë Gjergji, një fjalim i organizatorit Dom Jeton Thaçit.

Manifestimi do të vazhdojë me tribunën shkencore me temën “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”, ku referues i parë do të jetë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Pror. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.

Sipas programit, po atë ditë do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe do të ndahen çmimet “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira, si dhe një program argëtues për të pranishmit.

Ky manifestim është një rast i mirë për të kujtuar mësuesin e parë të shkollës së parë legale në Kosovë dhe priftit të kishës së këtij fshati, Dom Mikel Tarabulluzi.