Nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Universitetit Publik “Kadri Zeka” ju prezanton Unitree G1, një nga sistemet humanoide më të avancuara në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.
Kjo teknologji e re do të jetë në shërbim të studentëve dhe stafit akademik për demonstrime praktike, kërkime dhe avancimin e njohurive në fushat e teknologjisë, automatizimit dhe inteligjencës artificiale.
Në këtë iniciativë kanë kontribuar edhe Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, PhD Cand. Buen Bajrami dhe MSc. Donat Dalipi, së bashku me të gjithë stafin akademik dhe administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
Përmes këtij zhvillimi, universiteti vazhdon angazhimin për integrimin e teknologjive bashkëkohore në procesin akademik dhe krijimin e mundësive të reja për mësim praktik, inovacion dhe kërkim shkencor.
Shikoni videon e prezantimit të Unitree G1.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan