Projektit GreenWB (Green Innovation Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation), i financuar nga Erasmus + në të cilin Universiteti Publik “Kadri Zeka” është partnere e të cilin e koordinon Universiteti i Tiranës, ka koordinuar pikat kryesore për punët në vazhdimësi.
Nga takimi i fillimit dhe punëtoria e parë në Tiranë, në punëtoritë strategjike në Shkup, deri te trajnimet e bëra në Graz, Projektit GreenWB ka ndërtuar bazën për Laboratorët e Qëndrueshëm të Jetesës që lidhin arsimin e lartë me sfidat e botës reale dhe ekosistemet e biznesit.
Buletini përbënë, HEInnovate & workshope mësimi për bashkëmoshatarë, zhvillimi i strategjisë së laboratorit në 5 universitete, trajnime mbi modelet e biznesit të gjelbër dhe social, lidhje më të forta midis universiteteve dhe sipërmarrjeve.
Projektit GreenWB vazhdon bashkëpunimin në ndarjen e njohurive dhe ndikimi real që po krijon për studentët profesorët dhe komunitetet, duke drejtuar inovacionin e gjelbër, sipërmarrjen dhe bashkëpunimin rajonal në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe BE.
Projekti ofron mbështetje për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve brenda institucioneve të arsimit të lartë, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin sipërmarrës dhe aktorë të tjerë përkatës, për të mbështetur mësimin dhe mësimdhënien inovative dhe për të ndihmuar studentët sipërmarrës që të zhvillojnë idetë e tyre në biznes. Po ashtu projekti në fjalë ofron mbështetje për partneritetin e të mësuarit dhe mësimdhënies me organizatat tregtare dhe jo-tregtare në sektorin privat, që nxisin ekspozimin e studentëve ndaj inovacionit dhe sipërmarrjes.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan