UKZ-shënoi 11-vjetorin e themelimit

6 Mars, 2024

Fillimisht janë intonuar Himni Kombëtar, i Kosovës dhe Himni i UKZ-së, me tekst dhe muzikë nga Profesoresha Drita Kryeziu, në përcjellje të maestro Dëfrim Behluli, të cilët i kanë interpretuar Kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Më pas të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku. Ai, pasi ka përshëndetur të pranishmit që ishin deputet të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Komunës së Kamenicës, udhëheqës të institucioneve publike lokale dhe qendrore, stafi i UKZ-së, studentë dhe të pranishëm të tjerë, ka uruar të gjithë për 11- vjetorin e themelimit dhe ka falënderuar  për kontributin e frytshëm të rrugëtimit të UKZ-së, të cilët me pasionin, angazhimin dhe ndihmën e tyre kanë bërë të mundur suksesin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Rektori në fjalën e tij ka thënë se, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i themeluar 11 vite më parë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej institucioneve më të rëndësishme në zhvillimin dhe përparimin e Gjilanit, rajonit dhe më gjerë. Përmes kontributit të tij të palëkundur në arsim, kulturë, inovacion, ky universitet ka ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe ka sjellë një ndryshim të dukshëm në jetën akademike dhe sociale, ka thënë Rektori Dërmaku. Rektori ka shtuar se, pas 11 viteve të themelimit të tij, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan vazhdon, të jetë një dritare e shpresës dhe një motor i zhvillimit për të gjithë komunitetin, përmes përkushtimit ndaj arsimit cilësor, inovacionit dhe bashkëpunimit, duke përmendur veç e veç të arriturat e deritashme të Universitetit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, pasi ka uruar të gjithë për 11 vjetorin e themelimit të UKZ-së, ka thënë se këto 11 vite te ekzistimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” është bërë një punë e jashtëzakonshme, ku çdo ditë takojmë të diplomuar nga ky universitet që tani janë të punësuar dhe mjaft të suksesshëm në punën e tyre.

Kurse kryetari i Bordit Këshillëdhënës (Industrial) në UKZ Arsim Vranovci, ka uruar për 11 vjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke thënë se kemi një qëllim që studentët ti kemi sa më afër dhe së bashku të ndërtojmë Kosovën.

Në vazhdim Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i ka dhënë  diplomën “Student i Dalluar” për nga një studentët me notën më të lartë mesatare në secilin fakultet.

Në Fakultetin e Edukimit diplomën studente e dalluar e ka marrë Lorika Hotlani, Altin Dauti ka marrë diplomën student i dalluar në Fakultetin Juridik, në Fakultetin Ekonomik Arditë Leka ka marrë diplomën student i dalluar, kurse  në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike diplomën studente e dalluar e ka marrë Erletë Baliqi, Havë Dërmaku studente e Fakultetit te Shkencave Aplikative ka  marrë diplomën studente e dalluar dhe Qëndresë Cuci studente e studimeve master E-Qeverisje ka marrë diplomën studente e dalluar.

Ne emër te këtyre studenteve ka folur studenti  Altin Dauti, i cila ka thënë se të arriturat e universitetit janë kontribut i të gjithëve. Ai ka falënderuar Rektorin për  ndarjen e mirënjohjeve, dekanët e fakulteteve, të gjithë stafin akademik e administrativ si dhe studentët e UKZ-së të cilët ishin  pjesë e pandashme e rrugëtimit të dijes.

Më pas studentja e Fakultetit të Edukimit Eriola Maliqi është paraqitur me monologun Gjykimi të Esat Mekulit, përgatitur nga Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli dhe Prof. Ass. Dr. Flamur Maloku.

Kurse në bazë të vendimit të Këshillit Shkencor të Universitetit  të cilin e ka lexuar kryetarja e Këshillit njëherësh Prorektore për Hulumtime Shkencore Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli dhe pas konkursit, Profesori i Asocuar Naim Mustafa është shpallur Hulumtuesi i Vitit 2023, të cilit Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i ka dhënë mirënjohje.

Kurse për kontributin e dhënë në zhvillimin e punës dhe administratës së Universitetit, Rektori Artan Dërmaku, i ka dhënë mirënjohje Arjeta Rexhepi, zyrtare për çështje të studentëve në Fakultetin e Edukimit. Ndërsa mirënjohje për kontribut jetësor në punën administrative në Universitet, Rektori i ka ndarë mirënjohje Nazmedin Daku, zyrtar për diploma.

Ndërkohë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ata të Fakultetit të Shkencave Aplikative si dhe studentët e programit master Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale: Besart Hasani, Endrit Rexhi, Flamur Shala, Maltina Redenica, Rina Osmani, Blendi Kurti dhe Donat Dalipi, kanë prezantuar projektin “Digjitalizimi i procesit mësimor në UKZ”. Ata kane arritur që së bashku me stafin akademik, të krijojnë komplet platformën e manxhimit të evidencës së studentëve duke filluar nga gjenerimi automatik i orarit e deri te sistemi i raportimeve. Studetët kane arritur që të dizajnojnë dhe zhvillojnë një sistem që nga hardueri dhe elektronika e deri te pjesa softuerike në platforme e cila për herë të parë po përdoret nga vet Universiteti, e që është një produkt Made In UKZ.

Në fund Kori i UKZ-së në dirigjimin  e profesores Dritë Kryeziu dhe përcjellje instrumentale nga maestro Dërfim Behluli kanë përformuar pikën muzikore “Këngë moj”.

FJALA E REKTORIT PROF. ASOC. DR. ARTAN DËRMAKU PËR 11 VJETORIN E UKZ-së