Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me prorektorët, ka pritur në takim Koordinatoren e re të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi si dhe përfaqësuesen e zyrës Blerinë Zjaça.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mundësive për bashkëpunim më të afërt në fokus të përkrahjes së UKZ-së nga ana e kësaj zyre, në intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me Institucionet e arsimit të lartë në shtetet e BE-së.
Rektori Bajram Kosumi pasi ka uruar koordinatoren për marrjen e përgjegjësive të reja, ka thënë se Erasmus+ mbetet rruga më e mirë për tu kyçur në tregun evropian të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.
Kurse prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtarë Dukagjin Leka ka njoftuar përfaqësueset e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, rreth projekteve ku Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ është Koordinatorë, bashkë koordinatorë dhe partnerë, e po ashtu ka njoftuar rreth shkëmbimeve nga programet e Erasmus +, rreth përfitimeve, punës dhe aktiviteteve në përgjithësi.
Mimika Dobroshi koordinatore e programit Erasmus+, ka përgëzuar menaxhmentin për punën e mirë që është bërë në programet e Erasmus+, duke thënë se UKZ është shembull ndër universitetet tjera për sukseset dhe rezultatet e arritura sa i përket përfitimeve për ndërtimin e kapaciteteve në Universitet.
Ajo u zotua se do të përkrahin edhe më tutje aktivitetet tona karshi programit Erasmus +, me qëllim që të përfitojnë të gjithë dhe të rritet numri i aplikimeve posaçërisht i projekteve për ndërtim të kapaciteteve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan