Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan prof. asoc. dr. Artan Dërmaku së bashku me prof. asoc. dr. Dukagjin Leka prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Lisbonë të Portugalisë.
Ata po marrin pjesë në mbledhjen e komitetit drejtues, (Steering committee) të projektit WEBJOU, ku është zhvilluar takimi për të diskutuar rreth projektit në fjalë dhe punëve që priten për tu realizuar në dy vitet e ardhshme. Po ashtu u diskutuan edhe shumë mundësi të reja me disa nga partnerët e projektit për thirrjen e ardhshme CBHE në programin Erasmus+.
Projekti WEBJOU synon të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe inovacionit multidisiplinar të mësimdhënies dhe të mësuarit në realitetin e Ballkanit Perëndimor, në fushat si shkencat e të dhënave, statistikat, vizualizimi, komunikimi dhe e drejta.
Koordinator projektit WEBJOU është Universiteti i Tuscia-s, përderisa, përpos Universitetit Publik “Kadri Zeka”, partner në këtë projekt janë edhe Universiteti Nova Lisboa, DataNinja, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Universiteti Aleksandër Moisiu, Kolegji RIT Kosovo (AUK), Kolegji Universum, Universiteti i Novi Sadit dhe Universiteti i Tiranës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan