Një delegacion nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, i udhëhequr nga Rektori, Bajram Kosumi, Kryesuesi i Këshillit Drejtues Emrush Thaçi si dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, po marrim pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA) për vitin akademik 2018/19, i cili këtë herë mbahet në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, si udhëheqës i Presidencës së Asociacionit të Universiteteve Ballkanike për vitin akademik 2018/19.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan është anëtar themelues i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA).
Konferenca e BUA 2019 synon të sigurojë një platformë shkencore të nivelit të lartë për të diskutuar gjerësisht këto çështje. Temat variojnë nga Bujqësia dhe Pyjet, Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Projektet Evropiane në Vlerësimin e Cilësisë dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsim së bashku me Ndikimin e Universiteteve në Ekonomitë Lokale dhe Rajonale.
Konferenca e BUA-së 2019 dhe Takimi i Pestë Vjetor të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit mbahet nga 16-18 prill 2019.
Ndryshe Presidencën e këtij Asociacioni gjatë vitit akademik 2017/2018 e ka pasur Universiteti i Tetovës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan