UKZ pjesë e takimit të radhës në kuadër të projektit Erasmus+ STAND

17 Maj, 2024

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren u mbajt ngjarja e shpërndarjes së rezultateve të projektit “Fuqizimi i autonomisë së universiteteve dhe ngritja e llogaridhënies dhe transparencës në universitetet e Ballkanit Perëndimor – STAND”,  i financuar nga Komisioni Evropian, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” është partner i këtij projekti.

Në këtë ngjarje ku morën pjesë stafi i UKZ-së, u shpalosën rezultatet që ka sjellë projekti nga të gjitha universitetet partnere.

Projekti STAND koordinohet nga Kolegji IBCM në Mitrovicë dhe ka të bëjë me autonominë në universitete, aspektin financiar, aspektin akademik, personelin akademik dhe administrativ si dhe aspekte të tjera të rëndësishme për universitetet.