UKZ pjesë e punëtorisë në kuadër të projektit ENEMLOS që po mbahet në në Regent’s University London

9 Qershor, 2022

Në kuadër të projektit EU Erasmus+ ENEMLOS, në Regent’s University London ” RUL”,  të Londrës po mbahet punëtori rreth klinikave ligjore.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, pjesëmarrës në këtë punëtori janë: Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Fadil Osmani, Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari dhe Prof. Ass. Dr. Liridon Dalipi.

Qëllimi i punëtorisë është transmetimi i përvojave në themelimin dhe funksionimin e klinikave ligjore nga në Regent’s University London tek partnerët Kosovar.

Projekti ENEMLOS ka për qëllim krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.

Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar,  derisa koordinator  është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.