Në kuadër të projektit EU Erasmus+ ENEMLOS, në Regent’s University London ” RUL”, të Londrës po mbahet punëtori rreth klinikave ligjore.
Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, pjesëmarrës në këtë punëtori janë: Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Fadil Osmani, Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari dhe Prof. Ass. Dr. Liridon Dalipi.
Qëllimi i punëtorisë është transmetimi i përvojave në themelimin dhe funksionimin e klinikave ligjore nga në Regent’s University London tek partnerët Kosovar.
Projekti ENEMLOS ka për qëllim krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.
Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, derisa koordinator është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan