UKZ pjesë e projektit TAKE

8 Shkurt, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të jetë pjesë i një projekti të ri në kuadër të CARITAS – Swiss, Projekti, Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector(TAKE).

Kështu është thanë gjatë takimit që Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Dukagjin Leka, ka pasur me përfaqësues të CARITASIT, konkretisht Menagjeren e Projektit TAKE, Gjylbehare Llapi si dhe Albert Bakalli nga zyra e logjistikës.

Projekti TAKE dhe impakti i tij në UKZ për tri vite do të ketë:

Praktikë për 20 studentë apo dhe të sapo diplomuar në institucione parashkollore publike dhe private me pagesë; Punëtori për krijimin e kornizës për praktikat pedagogjike; Rishikimi dhe përditësimi i manualit të stazhit pedagogjik; Zhvillimi i programit për procesin e monitorimit dhe mentorimit të praktikave pedagogjike të studentëve; Punëtori dhe mbështetje teknike për krijimin e bazës së të dhënave për mbledhjen e të dhënave për cilësinë parashkollore; Aktivitete jashtëshkollore organizohen në UKZ për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet UKZ dhe institucioneve parashkollore; Trajnim mbi procesin e rishikuar të praktikës pedagogjike; Zhvillimi i moduleve për rikualifikimin e asistentëve ekzistues të arsimit parashkollor; Krijimi i materialeve didaktike dhe trajnim për prindërit.

Projekti TAKE përveç shtrirjes së mire që ka, në UKZ do të planifikohet edhe hapja e një kopshti të fëmijëve, të cilët do të kenë një mbikëqyrje profesionale, si dhe stafi i UKZ-së, por jo vetëm, do të kenë mundësi ti kenë afër fëmijët gjatë angazhimeve ditore.