UKZ pjesë e Memorandum Bashkëpunimi të iniciativës globale “100 Million Learners Global Initiative“

28 Shtator, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për iniciativën globale “𝟏𝟎𝟎 𝐌𝐢𝐥𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐋𝐞𝐚𝐫𝐧𝐞𝐫𝐬 𝐆𝐥𝐨𝐛𝐚𝐥 𝐈𝐧𝐢𝐭𝐢𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞”, Thunderbird School of Global Management.

Ky memorandum historik për arsimin e lartë, u nënshkrua nga përfaqësuesit  e 11 institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si dhe në prezencën virtuale të përfaqësuesit të “Thunderbird School of Global Managment”. Nga tani me nënshkrimin e këtij bashkëpunimi universitetet do të ju mundësojnë studentëve të ndjekin lëndë apo module të klasit botëror me 𝐸𝐶𝑇𝑆 të njohura plotësisht nga 𝑻𝒉𝒖𝒏𝒅𝒆𝒓𝒃𝒊𝒓𝒅 𝑺𝒄𝒉𝒐𝒐𝒍 𝒐𝒇 𝑮𝒍𝒐𝒃𝒂𝒍 𝑴𝒂𝒏𝒂𝒈𝒆𝒎𝒆𝒏𝒕 e rankuar si Shkolla Nr.1 në botë për 𝑀𝑎𝑠𝑡𝑒𝑟 𝑛𝑒̈ 𝐺𝑙𝑜𝑏𝑎𝑙 𝑀𝑎𝑛𝑎𝑔𝑒𝑚𝑒𝑛𝑡 dhe 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫 𝐢 𝐀𝐫𝐢𝐳𝐨𝐧𝐞̈𝐬 (𝐀𝐒𝐔), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

𝐓𝐡𝐮𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐢𝐫𝐝 𝐒𝐜𝐡𝐨𝐨𝐥 𝐨𝐟 𝐆𝐥𝐨𝐛𝐚𝐥 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭, përmes partneritetit strategjik me 𝐔𝐍𝐈 – 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐮𝐦 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐂𝐨𝐥𝐥𝐞𝐠𝐞 synon të ofrojë arsim online 𝑭𝑨𝑳𝑨𝑺 për 𝟏𝟒𝟎.𝟎𝟎𝟎 studentë në gjithë rajonin e ballkanit në 𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒 dhe 𝐺𝑗𝑢ℎ𝑒̈ 𝐴𝑛𝑔𝑙𝑒𝑧𝑒.

Kjo iniciativë globale ofron programe të ndryshme për 3 cikle të edukimit:

-Foundational program: Është e hapur për të gjitha ciklet edukimit;

-Intermediate program: Kontenti për nxënësit e Shkollës së Mesme apo për nxënësit të nivelit Bachelor;

-Advanced Courses: Kontenti për studentët e nivelit Bachelor apo Master.

Universitetet tjera që nënshkruajtën memorandumin janë:

  • Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
  • Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”
  • Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”
  • Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
  • Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj- USHAF
  • International Business College Mitrovica IBC-M
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës
  • Universiteti i Evropës Juglindore
  • Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup
  • Universiteti “POLIS” në Tiranë