Përfaqësuesit e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Dr. Gëzim Tosuni dhe Prof.Dr. Naim Syla, në Edirne të Turqisë kanë nënshkruar Marrëveshje me Asociacionin e Universiteteve Ballkanike.
Me këtë akt anëtarët themelues të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit janë universitetet që kanë marrë pjesë në themelimin e saj, duke nënshkruar aktin konstituiv .
Përfaqësuesit e UKZ-së, njëherësh kanë pasur takim edhe me rektorin e Universitetit të Trakyas, Prof. Dr. Jener Jyoruk, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy Universiteteve.
Ndryshe, Asociacioni i Universiteteve të Ballkanit është një shoqatë e lirë e universiteteve themeluese dhe është e hapur për universitetet e tjera nga zona e Ballkanit
Organi qeverisës i Asociacioneve të Universiteteve të Ballkanit është Kongresi , i cili organizohet çdo vit nga universiteti i cili mban presidencën . Kongresi zgjedh presidentin e ardhshëm të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit . Ndërmjet kongreseve , udhëheqja e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit është dhënë nga Komiteti Ekzekutiv , i cili është formuar nga ish-presidentit , presidenti aktual dhe presidenti i ardhshëm .
Mandati i kryetarit të Asociacionit të Universitetit të Ballkanit është për një vit , duke filluar me 1 janar deri më 31 dhjetor.
Mandatin e parë të kryetarit të Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit e mban Rektori i Universitetit të Trakya që skadon më 31 dhjetor 2015 .
Mandati i dytë do të ushtrohet nga Universiteti i Sofjes “St. Kliment Ohridski ” .
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan