Të dashur studentë,
Me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2026/2027, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon pritjen solemne të studentëve.
Ceremonia do të mbahet të enjten, më 1 tetor 2026, në ora 11:00, në Universitet.
Në këtë ditë të veçantë, Rektorja Fitore Malaj, së bashku me Prorektorët, Dekanët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe personelin akademik e administrativ, do të jenë së bashku me ju për t’ju uruar një fillim të mbarë të Vitit të Ri Akademik.
Në ceremoninë e mirëseardhjes të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë përshëndetëse Rektorja Fitore Malaj dhe Dekanët e Fakulteteve.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” ju uron mirëseardhje të gjithë studentëve, veçanërisht studentëve të rinj, duke ju dëshiruar një vit akademik të suksesshëm në rrugëtimin e tyre universitar, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrativ për një vit të mbarë!
Mirë se vini!

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan