Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Petroleum-Gas University në Ploiesti të Rumanisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e partneriteteve akademike.
Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, nënshkruar edhe nga Rektori i Universitetit të Ploiestit, Prof. Asoc. Dr. Ing. Alin Dinita.
Ky memorandum synon të krijojë një kornizë bashkëpunimi në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore, duke përfshirë zhvillimin dhe përmirësimin e programeve studimore, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, botimeve shkencore, si dhe organizimin e konferencave, seminareve dhe punëtorive shkencore.
Po ashtu, marrëveshja parashikon ndarjen e burimeve arsimore, shkëmbimin e praktikave më të mira në mësimdhënie dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në aplikime për projekte dhe grante ndërkombëtare.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan