UKZ nënshkruan marrëveshje partneritetit të Projektit GreenWB

12 Dhjetor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka  nënshkruar Partnership Agreement të Projektit GreenWB (Green Innovation Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation), i financuar nga Erasmus + Programme, të cilin e  koordinon Universiteti i Tiranës(UT).

Projekti ofron mbështetje për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve brenda institucioneve të arsimit të lartë, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin sipërmarrës dhe aktorë të tjerë përkatës, për të mbështetur mësimin dhe mësimdhënien inovative dhe për të ndihmuar studentët sipërmarrës që të zhvillojnë idetë e tyre në biznes. Po ashtu  projekti nw fjalw ofron mbështetje për partneritetin e të mësuarit dhe mësimdhënies me organizatat tregtare dhe jo-tregtare në sektorin privat, që nxisin ekspozimin e studentëve ndaj inovacionit dhe sipërmarrjes.

UKZ është mirënjohëse ndaj partnerëve dhe secilit bashkëpunëtor për kontributin dhe bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit përmes projekteve  ndërkombëtare.