UKZ nënshkruan marrëveshje me MAShTI-in për lehtësimin e aplikimit të studentëve për bursat

4 Qershor, 2020

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi  ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbi lehtësimin e procedurave të aplikimit  të studentëve për bursat që ndahen nga MASHTI për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2019/2020, si pasojë e rrethanave të krijuara nga pandemia COVID19.

Bazuar në marrëveshjen në fjalë për fitimin e bursës së MAShTI-t, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:

1.1.         Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2.         Të kenë përfunduar së paku vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;

1.3.         Të kenë të përfunduar vitet akademike paraprake, pa përsëritje të vitit;

1.4.         Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit;

1.5.         Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë notën mesatare të studimeve së paku 9.0 të likuiduar deri në afatin e provimeve të shtatorit të vitit 2019.