Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbi lehtësimin e procedurave të aplikimit të studentëve për bursat që ndahen nga MASHTI për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2019/2020, si pasojë e rrethanave të krijuara nga pandemia COVID19.
Bazuar në marrëveshjen në fjalë për fitimin e bursës së MAShTI-t, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë përfunduar së paku vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;
1.3. Të kenë të përfunduar vitet akademike paraprake, pa përsëritje të vitit;
1.4. Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit;
1.5. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë notën mesatare të studimeve së paku 9.0 të likuiduar deri në afatin e provimeve të shtatorit të vitit 2019.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan