UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me University in Bydgoszcz

4 Prill, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me University in Bydgoszcz nga Polonia.

Ky Memorandum Mirëkuptimi lidhet për të krijuar marrëdhënie dhe bashkëpunim në fushën e kërkimit, arsimit dhe kulturës ndërmjet stafit akademik/administrativ dhe studentëve nga të dy universitetet.

Universiteti WSG funksionon bazuar në konceptin e një universiteti sipërmarrës. Misioni i Universitetit u zhvillua si rezultat i mbledhjes dhe zhvillimit shumëvjeçar të përvojës në ndërthurjen e arsimit me shkencën dhe sipërmarrjen. Universiteti WSG është ndër universitetet më të vjetra në Bydgoszcz të Polonisë.