Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan së bashku me prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe zyrtaren për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Të dy Rektorët u shprehen se qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i ndërsjellë i përvojave akademike dhe i aktiviteteve të përbashkëta me natyrë kërkimore-shkencore.
Sipas rektorëve, ekzistojnë kapacitetet dhe mundësi për të thelluar bashkëpunimin me institucionet arsimore në Kosovë e Shqipëri.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot, mes dy institucioneve do të ketë bashkëpunim për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor , këmbimin i mësimdhënësve, organizimin e konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimin në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, do të ketë shkëmbim të studentëve e profesorëve, bashkëpunim në projektet ndërkombëtare me fokus në Erasmu+ dhe Horizon 2020, po ashtu do të ketë bashkëpunim edhe në programe te përbashkëta studimore mes të dy universiteteteve etj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan