Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe kompania “Rexhi Sh.p.k” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të krijimit të mundësive praktike dhe punësimit për studentët dhe të diplomuarit e universitetit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku dhe nga pronari i kompanisë “Rexhi Sh.p.k”, z. Besim Rexhi.
Sipas kësaj marrëveshjeje, studentët e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Shkencave Kompjuterike me notë mesatare mbi 8.0 do të kenë mundësinë të përzgjedhen për praktika profesionale në kompaninë “Rexhi Sh.p.k”. Praktikat do të zgjasin 2 deri në 3 muaj, gjatë periudhave të caktuara kohore, duke u mundësuar studentëve që të fitojnë përvojë konkrete pune në profilet e tyre përkatëse.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Rektori Dermaku theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjes mes universiteteve dhe sektorit privat, duke krijuar ura konkrete për përgatitjen profesionale të studentëve.


+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan