Me qëllim të promovimit të bashkëpunimit në ngritjen profesionale të studentëve, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, ka nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi me Cacttus, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Astrit Leti.
Sipas marrëveshjes, Cacttus do të pranojë një numër të caktuar të studentëve të UKZ-së që të kryejnë praktikën profesionale, atëherë kur Cacttus ka hapësirë për angazhimin e studentëve në punë praktike.
Ky bashkëpunim ka për qëllim të ju sjell dobi studentëve duke i pajisur ata me shkathtësi që ua lehtësojnë inkuadrimin në tregun e punës. Kjo marrëveshje do të ketë si synim, zhvillimin e shkathtësive teknologjike si dhe shkathtësi të tjera që ndikojnë në zhvillimin e kuadrove të reja.
UKZ, pas kryerjes dhe prezantimit të suksesshëm të punës praktike, do t’i akumulojë studentit numër të caktuar të ECTS/ kredi, në kuadër të lëndës PROJEKTI, sipas Rregullores për Studime Bachelor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike
Kjo marrëveshje bashkëpunimi paraqet vetëm hapin e parë drejt krijimit të një të ardhme, të orientuar nga teknologjia e informacionit, për të mirën e studentëve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan