Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur konkursin për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2021/2022. Në kë të afat kanë aplikuar 361 kandidat derisa UKZ do të regjistroj 185 studentë të rregullt për programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie në Kurrikula në Arsimin Fillor, E-Qeverisja, Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Artificiale dhe Juridik Penal.
Interesim shumë i madh ka qene në Edukim në programin Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor.
Provimi pranues do të mbahet të premtën më datë 08.10.2021.
Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues do të shpallen në ueb faqen e universitetit të enjten më datë 07.10.2021.
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më të martën më 11.10.2021 në ueb-faqen e universitetit.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë shërbimit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 13.10.2021 duke filluar nga ora 10.00 dhe secili parashtues duhet të jetë i pranishëm në kohën e shqyrtimit të ankesës.
Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 14.10.2021.
Regjistrimi i studentëve të pranuar do të publikuhet ne veb faqen zyrtare nga zyra e TI-së.
Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan