UKZ mbanë punëtorinë për planifikimin e buxhetit për vitin 2020

29 Shtator, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, ka mbajtur punëtorinë  për planifikimin e buxhetit për vitin 2020, me synim që të trajtoj çështjet lidhur me procesin dhe hapat e përgatitjes së buxhetit. Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, përfaqësues të Këshillit Drejtues, Prorektorët, Dekanët e njësive Akademike, Drejtues të zyrave, udhëheqës administrativ dhe përfaqësues të Parlamentit Studentor.

Pas prezantimeve nga të pranishmit për planet dhe prioritetet e projekt buxhetit  për vitin 2020, pjesëmarrësit diskutuan lidhur me planifikimet  që do të vendosin për investimet në projektet qe ata i parashohin ti organizojnë dhe aktivitetet qe planifikojnë ti mbajnë  lidhur me punën ne zhvillimin e Universitetit “Kadri Zeka”.