Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, ka mbajtur punëtorinë për planifikimin e buxhetit për vitin 2020, me synim që të trajtoj çështjet lidhur me procesin dhe hapat e përgatitjes së buxhetit. Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, përfaqësues të Këshillit Drejtues, Prorektorët, Dekanët e njësive Akademike, Drejtues të zyrave, udhëheqës administrativ dhe përfaqësues të Parlamentit Studentor.
Pas prezantimeve nga të pranishmit për planet dhe prioritetet e projekt buxhetit për vitin 2020, pjesëmarrësit diskutuan lidhur me planifikimet që do të vendosin për investimet në projektet qe ata i parashohin ti organizojnë dhe aktivitetet qe planifikojnë ti mbajnë lidhur me punën ne zhvillimin e Universitetit “Kadri Zeka”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan