UKZ ka mbyllur konkursin e dytë plotësues për studime baçelor për vitin akademik 2020/2021

23 Tetor, 2020

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur konkursin pranuese për vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë plotësues për vitin akademik 2020/2021.

Në afatin e dytë plotësues kanë aplikuar rreth 251 maturantë, derisa UKZ do të regjistrojë 277 studentë të rregullt për studime baçelor.

Provimi pranues do të mbahet të martën më datë 27.10.2020 për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative. Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit të hënën më datë 26.10.2020.