UKZ ka mbajtur takimin përgatitor rreth organizimit të Konferencës UKZAC 2022

15 Prill, 2022

Në  organizimin e Konferencës vjetore të Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, UKZAC 2022 – Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar, është mbajtur takimi përgatitor.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rëndësinë e organizimit të Konferencave vjetore në të cilat do të shpalosen rezultate e punës shkencore të stafit akademik, studentëve dhe komuniteteve të ngjashme nga universitetet me të cilat UKZ ka bashkëpunim në forma të ndryshme.

Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan UKZAC 2022 – Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar, do të mbahet nga data 30-31.05.2022, duke ofruar pjesëmarrje me prezantime të rezultateve të hulumtimit në një nga 5 seksionet e konferences:

Sfidat aktuale në dixhitalizim

Kërkimet aktuale në matematikë

Sfidat aktuale në arsimin shkollor

Mundësitë dhe sfidat për Zhvillimin Ekonomik në BB

Dorëzimi i abstrakteve në seksionet e konferencës bëhet deri më 01.05.2022.

Konferenca dyditore është një vend takimi dhe platformë për studiues, mësues edukatorë dhe politikë bërës nga rajoni dhe e gjithë bota.

Ai kombinon shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri të gjerë të punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme – informatikë, matematikë, arsim, drejtësi dhe ekonomi, dhe sesione aktive pune në një atmosferë stimuluese dhe miqësore.