Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur provimin pranues për pranimin e studentëve të rinj për afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik 2025-2026
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, deri më 15.10.2025 në ueb-faqen e universitetit.
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’ i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 17.10.2025, deri ne ora 16:00.
Shqyrtimi i ankesave bëhet më 20.10.2025 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nga fakulteti përkatës.
Më datë 21.10.2025 publikohen rezultatet përfundimtare.
Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’ u drejtohen shërbimit të studentëve ose të vizitojnë faqen e internetit: www.uni-gjilan.net

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan