Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur provimin pranues për pranimin e studentëve të rinj për afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik 2023-2024
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 25.10.2023 në ueb-faqen e universitetit.
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’ i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 27.10.2023, deri ne ora 16:00.
Shqyrtimi i ankesave bëhet më 30.10.2023 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nga fakulteti përkatës.
Më datë 30.10.2023 publikohen rezultatet përfundimtare.
Regjistrimi i studentëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari ne zyrën e Tl-së:
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike;
Sistemet e kontrollit dhe inteligjenca artificiale më datë 01.11.2023 nga ora 9:30-11:30 dhe 13:00-15:00
E-Qeverisja më datë 02.11.2023 nga ora 9:30-11:30 dhe 13:00-15:00
Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.
Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’ u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose të vizitojnë faqen e internetit: www.smu.uni-gjilan.net
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan