UKZ ka mbajtur mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues

7 Tetor, 2021

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 7 tetor 2021, ka mbajtur mbledhjen konstituive.

Mbledhjen e ka udhëhequr anëtarja më e moshuar e KD-së, Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi.

Më pas  Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së, Dr. Sc. Vaxhid Sadriu ka paraqitur raportin në lidhje me rregullsinë e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues nga Senati i Universitetit, me propozim për verifikimin e mandatit, i cili raport është miratuar nga anëtarët e KD-së.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi,  ka uruar  anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen  e tyre në Këshillin  Drejtues.

Më  ketë rast është zgjedhur Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së.

PhD cand. Agron Hajdari është zgjedhur Kryesues ndërsa Mr. sc. Jeta Pajaziti-Doli është zgjedhur zv/kryesuese e KD-së.

Kryesuesi i KD-së së UKZ-së, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit.

Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UKZ-së janë: Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Urtak Hamiti, Prof. Ass. Dr. Selim Daku dhe Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra.

Kurse Anëtarët e emëruar nga MASHT janë:  PhD cand. Agron Hajdari, Mr. Sc. Jeta Pajaziti Doli dhe Dr Florian Qehaja.