Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, më 15 janar 2019 në ambientet e rektoratit, ka mbajtur mbledhjen e I-rë (parë) konstituive.
Mbledhjen e ka udhëhequr anëtari më i moshuar i KD-së, Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti.
Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka uruar anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen dhe emërimin e tyre në Këshillin Drejtues të UKZ-së. Rektori Kosumi , në fjalën e tij pos tjerash ka thënë se, janë tri çështje themelore të Universitetit “Kadri Zeka” për vitin 2019 e në të cilat Këshilli Drejtues mund të ndihmojë:
Më pas Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së, ka paraqitur raportin në lidhje me rregullsinë e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues nga Senati i Universitetit, si dhe të emërtimit të anëtarëve në Këshillin Drejtues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me propozim për verifikimin e mandatit, i cili raport është miratuar nga anëtarët e KD-së.
Më ketë rast është zgjedhur edhe Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së. Me votat e të gjithë anëtarëve të KD-së, Dr. Sc. Emrush Thaqi është zgjedhur Kryesues ndërsa, Prof. Ass. Dr. Artan Haziri është zgjedhur zv/kryesues i KD-së.
Kryesuesi i KD-së së UKZ-së, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UKZ-së janë: Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti, Prof. Ass. Dr. Nerije Ismaili, Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli dhe Prof. Ass. Dr. Urtak Hamiti.
Kurse Anëtarët e emruar nga MASHT janë: Dr. Sc. Emrush Thaqi, Prof. Ass. Dr. Artan Haziri dhe Mr. Sc. Yllka Behluli.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan