UKZ ka marrë pjesë në 45 vjetorin e themelimit të Universitetit të Malit të Zi

26 Prill, 2019

Me rastin e Ditës së Universitetit të Malit të Zi dhe kremtimit të përvjetorit – 45 vjet të ekzistencës së tij,  ka marrë pjesë edhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me një delegacion nga UKZ . Me këtë rast Rektori Kosumi ka mbjellë  një pemë të ullirit në oborrin e Universitetit të Malit të Zi, krahas edhe disa rektorëve të universiteteve të rajonit. Pema e ullirit është e shënjuar me emrin e Universitetit “Kadri Zeka” dhe të rektorit Bajram Kosumi.

UKZ do të vazhdojë me rezultate të mrekullueshme dhe aktivitete konkrete në të ardhmen, për të forcuar ndërkombëtarizimin, konkurrencën, përsosmërinë dhe integritetin e kërkimit shkencor, si dhe për të përmirësuar potencialin e zhvillimit të stafit universitar , rritjes së cilësisë gjithnjë në të mirë të Institucionit.