UKZ ka arritur të fitoj edhe dy projekte të reja të Ersamus+

3 Korrik, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të jetë pjesë edhe i dy projekteve të reja të  fituar ICM me Universitetin e Anadolus dhe ICM me Universitetin e Kastamonu në Turqi

Sipas Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka, Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të jetë pjesë e projektit KA171 ICM, Erasmus +, në partneritet me Universitetin e Anadolu University dhe ICM me Universitetin e Kastamonu në Turqi.

Programi Erasmus + KA171 ose shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i stafit dhe studentëve është një program i mobilitetit plotësisht i financuar nga Komisioni Evropian, që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit të Anadolu University respektivisht Universitetin e Kastamonu në Turqi dhe UKZ-së.

ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e stafit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari nga të gjitha njësitë akademike dhe administrative të UKZ-së.

Në kuadër të këtyre projekteve gjithashtu do të hapet thirrja për aplikim në shkëmbim të stafit te UKZ-së në Universitetin “Anadolu University”, në Turqi.