Universiteti Publik “Kadri Zekai” në Gjilan dhe Njësia për Zbatimin e Projektit të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren njësi kjo e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, kanë arritur memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushat e interesit reciprok. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe përfaqësuesit e këtij projekti që ishin në UKZ, z. Benjamin Cornils dhe Visar Haxhifazliu.
Me nënshkrimin e memorandum mirëkuptimit, palët dëshirojnë të hyjnë në një bashkëpunim me qëllimin e pasurimit të ndërsjellë në sipërmarrje, inovacion dhe Kërkim dhe Zhvillim, ndër të tjera. Ky memorandum mirëkuptimi është zhvilluar dhe mbetet në linjë me aktivitetet e kryera nga Qendra e Transformimit Dixhital në Kosovë në ITP Prizren, në lidhje me përpjekjet e saj për mbështetjen e startup-eve dhe mekanizmave të lidhur me shkencën dhe arsimin.
Fushat e Bashkëpunimit janë reciprokisht të pranueshme, palët marrin përsipër të eksplorojnë mundësitë për bashkëpunim, të cilat mund të përfshijnë format e mëposhtme të përgjithshme të bashkëpunimit:
Projekti i ITP-së, dhe Universiteti do të angazhohen së bashku në zhvillimin dhe promovimin e sektorit arsimor dhe profesional, promovimin e investimeve në ITP-i, si dhe shërbimet përkatëse të Universitetit, duke kontribuar kështu në gjenerimin e mundësive të punësimit dhe përmirësimin e ekonomisë dhe mjedisin shoqëror në Kosovë dhe në rajon. Në këtë drejtim, Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të përpiqet t’i siguroj projektit të ITP-së, ndihmë dhe shërbime kërkimore e mësimore.
Projekti i ITP-së, dhe Universiteti pajtohen të shkëmbejnë ekspertë me përvojat e tyre në fusha specifike, në varësi të kapaciteteve të të dyja palëve.
Po ashtu është nënshkruar edhe një aneks marrëveshje për përgjegjësit komponent për Gateway Festival ICT i cili do të jetë një ngjarje e plotë 2-4 ditore ku studentët do të kenë mundësinë të marrin pjesë:
1) Panairi i Karrierës me Kompanitë Teknike
2) Paraqisni Kërkime dhe Projekte Interesante
3) Aktivitete çlodhëse dhe argëtuese – Turne sportive
Në ketë aspekt, programi i inkubacionit të studentëve do t’u mundësojë studentëve të bashkohen me programin e brendshëm të quajtur Programi i Inovatorëve të Rinj. Programi do të hartohet për t’u mundësuar studentëve që ta kthejnë tezën e tyre në ide biznesi fitimprurëse. Si të tillë, ata do të mund të kalojnë kohë në ITP Prizren dhe të punojnë në përcaktimin e ideve të tyre. Më pas ata do të jenë gati të inkorporojnë zyrtarisht bizneset e tyre. Kjo do të përshtatet në mënyrë specifike për fazën e formimit, sipas fazave të zhvillimit të startup-it. Ky komponent i përgjithshëm do të udhëhiqet nga VentureUP sipas fushëveprimit të tij të aktiviteteve. Të gjitha idetë do të para vlerësohen në nivel universitar dhe më pas në bordin e Crosscience.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan