Komiteti Ekzekutiv i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDSN), e cila është një Iniciativë Globale e Kombeve të Bashkuara, ka pranuar Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, si anëtare në Rrjetin e Rrjetave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka thënë se jemi shumë të lumtur që Universiteti ynë i është bashkuar SDSN, derisa thotë se presim të punojmë të gjithë së bashku në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm.
Si një anëtare e SDSN, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të ketë qasje të privilegjuar në platformën e komunikimit online SDSN Mobilize, që mundëson identifikimin dhe lidhjen me ekspertë të tjerë të zhvillimit të qëndrueshëm, njëherësh ofron mundësinë e promovimit të aktiviteteve dhe ngjarjeve, për perspektiva të reja në fushën e bashkëpunimit dhe shumë më tepër!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan