UKZ do të shënojë 8 vjetorin e themelimit!

5 Mars, 2021

Të dashur studentë, të nderuar Staf Akademik, Administrativ dhe ju qytetarë të Gjilanit, Anamoravës dhe më gjerë, kemi kënaqësinë të Ju njoftojmë se Universiteti “Kadri Zeka” do të shënojë 8 vjetorin e  themelimit.

Organizimi do të mbahet të hënën, më datë 08 mars 2021, në mjediset e universitetit, salla A34,  ora 11:00, duke i respektuar masat kundër COVID-19.

URIME!