UKZ NESER DO TË HAP KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NE STUDIME BAÇELOR

5 Gusht, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan pas marrjes së konfirmimit  të kuotave ana e MAShtI për numrin e studentëve, nesër, më 06.08.2021, hap konkursin për studimet baçelor për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022.

Konkursi do të hapet për fakultetin e Edukimit , programet Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Ekonomik programi Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar dhe programi  Menaxhment dhe Ndërmarrësi, Fakultetin Juridik, Fakultetin Shkenca Kompjuterike si dhe Fakultetin Shkenca Aplikative programi Matematikë Arsimore.

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net hapet prej datës 06.08.2021 deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00.

Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.

Detaje tjera rreth konkursit do tI gjeni pas shpalljes në veb faqen zyrtare të Universitetit uni-gjilan.net