Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Shtetëror i Burgasit “Prof. Dr. Assen Zlatarov” nga Bullgaria kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.
Ky Memorandum synon të krijojë një platformë të përbashkët bashkëpunimi në fushat e arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të programeve akademike, me theks të veçantë në mjekësinë sportive, fizioterapinë, inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor dhe disiplina të tjera të lidhura me to. Palët do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e projekteve kërkimore të përbashkëta si dhe në organizimin e trajnimeve dhe konferencave shkencore.
Të dy universitetet janë të përkushtuara të nxisin përsosmërinë akademike, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor, duke kontribuar kështu në avancimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon dhe më gjerë.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan