UKZ dhe UEHS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

22 Shkurt, 2022

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”  në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Economics and Human Sciences nga Varshava-Poloni.

Marrëveshja konsiderohet të jetë shumë e rëndësishme pasi që UKZ dhe UEHS kanë nënshkruar jo vetëm marrëveshje ndërinstitucionale por edhe marrëveshje për “Double Degree Program” apo të Programit të dyfishtë, e cila nënkupton që studentët e UKZ mund të përfshihen në kryerjen e semestrave të ndryshëm në Universitetin nga Varshava.

Marrëveshja aktuale ofron kuadrin për veprimet e përbashkëta që duhet të ndërmerren ndërmjet palëve të sipërpërmendura. Qëllimi është të zbatohet një diplomë e dyfishtë për programet e diplomës Bachelor.

Marrëveshja përfshinë programet e Bachelor në Menaxhment dhe Bachelor në Shkenca Kompjuterike por ajo mund të shtrihet dhe zgjerohet edhe në programe të tjera përmes përshtatshmërisë së programeve.