Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi bashkë me Prorektorin Dukagjin Leka, kanë pritur në takim përfaqësuesit e S.T.A (Country Master Distributor for ETS).
Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Përfaqësuesja e Përhershme e S.T.A (Country Master Distributor for ETS), Ines Dika, kanë nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi.
Të dyja palët janë shprehur të kënaqur me nënshkrimin e Protokol Bashkëpunimit.
Kjo marrëveshje ka për qëllim që të garantojë bashkëpunimin midis UKZ dhe S.T.A, me qëllim sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit të gjuhës Angleze e Frënge dhe të garantojë certifikimin zyrtar të rezultatit të arritur gjatë testimit në ambientet e UKZ-së.
Sipas marrëveshjes S. T.A do të testojë studentët e UKZ-së dhe jo vetëm, në formatin “paperbased” që janë për Gjuhën Angleze, përkatësisht 2 (dy) variantet e testeve, TOEFL ITP® dhe TOEIC® L&R dhe për Gjuhën Frënge, përkatësish testi TFI™. Të tre testet janë të akredituara nga CEFRL si teste të standardizuara për njohjen e gjuhës angleze dhe frënge.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan