UKZ dhe PH Zug nënshkruajnë aneks marrëveshje (Road Map)

21 Dhjetor, 2023

UKZ dhe PH Zug kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të tyre. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prof. Dr. Esther Kamm Rektore e universitetit PH Zug kanë nënshkruar një aneks marrëveshje (Road Map).

Ky bashkëpunim do të krijojë edhe më shumë mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përparimeve shkencore midis dy institucioneve. Bazuar në marrëveshje, studentët dhe stafi nga të dy universitetet, por edhe mësimdhënës e nxënës të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, do të kenë mundësinë e mobilitetit  dhe të ndajnë njohuri të reja në fusha të ndryshme arsimore -edukative.

Në këtë kontekst, pritet që bashkëpunimi i tyre të çojë në organizimin e projekteve të përbashkëta, punë kërkimore e shkencore dhe shkëmbimin për periudha të caktuara.

Kjo marrëveshje frymëzon dhe nxit të gjithë studentët, stafin e universitetit, mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollave Fillore, që kjo lidhje e re të sjellë shumë avantazhe për të gjithë pjesëmarrësit dhe të kontribuojë në zhvillimin e një mjedisi të pasur shkencor dhe akademik.